Flash News

KRYESORE

Aksioni i Policisë Rrugore, 1 mijë gjoba për 48 orë

Afro 1 mijë drejtues automjetesh janë gjobitur nga policia rrugore e Tiranës gjatë 48 orëve të fundit. Policia thotë se ka evidentuar dhe ndëshkuar 37 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejura.

Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh, nga këta:

3 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur apo tej mase të dehur si dhe 1 drejtues mjeti pa Leje Drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Po gjatë 48 orëve të fundit janë vendosur gjithësej 994 masa administrative, nga këto:

  • 68 masa për mos përdorin të rripit të sigurimit.
  • 95 masa për parakalim të gabuar
  • 107 masa për përdorim celularit gjatë drejtimit të automjetit
  • 6 masa për mos respektim të sinjalistikës së semaforit
  • 59 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse
  • 659 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor

Janë bllokuar dhe 10 mjete për mos shlyerje të masave administrative mbi 3 të tilla.

Janë dërguar në komision 14 drejtues mjetesh që drejtonin mjetet me xhama të errësuar.

 

 

Të fundit