Flash News

KRYESORE

Aksioni i së enjtes, Grida Duma: Nuk është vendosur ende për bojkotin e Kuvendit

Aksioni i së enjtes, Grida Duma: Nuk është vendosur ende për

Partia Demokratike ka paralajmëruar se të enjten do të nisë aksioni opozitar për mosbindje civile. E ftuar në studion e lajmeve të ‘Ora News’, deputetja e PD, Grida Duma nuk dha shumë detaje nëse do të ketë një bojkot apo jo, por tha se ajo personalisht të enjten do të jetë pranë qytetarëve.

“Të enjten unë personalisht, nuk di do të ketë bojkot apo jo sepse këto janë vendime që merren në forumet e partisë. Nuk kam pasur dhe as nuk kam qenë pjesë e ndonjë vendimmarrje specifike. Kam ndjekur gjithmonë vendimet e forumeve të partisë. Unë personalisht do të jem pranë qytetarëve atje ku sigurisht është prioriteti kryesor për të kuptuar që kemi një produket nga e gjitha kjo”, tha Duma.

Duma komentoi edhe mbledhjet e përbashkëta të PD dhe LSI, që sipas saj janë shumë normale.

“Nuk ka asnjë dyshim që janë të mirëpritur të gjithë ata aleatë, forca apo grupe interesi që bëhen bashkë në kauzën opozitare. I takon opozitës të mbajë edhe spektrin edhe forcën sepse PD është forca më e madhe opozitare dhe kjo nuk ka asnjë dyshim që duhet të shkojë në këtë logjikë”, u shpreh deputetja demokrate.

Të fundit