Flash News

KRYESORE

Aksioni i shembjes së ndërtesave në Jalë, policia shoqëron dy persona

Aksioni i shembjes së ndërtesave në Jalë, policia

Është tensoinuar situata mes pronarëve të nddërtesave në Jalë e punonjësve të IKMT-së të cilët po shembin 9 ndërtesa pasi konsiderohen pa leje nga ALUIZNI.

Neës 24 raporton se policia ka shoqëruar në Komisariat dy persona, pasi kanë kundërshtar efektivët e policisë dhe nuk kanë lejuar punonjësit e IKMT të vazhdojnë aksionin për prishjen e banesave..

“Jemi me dokumente të rregullta dhe duan te na nxjerrin me dhunë nga prona e jone. Kane i bërë mbivendosje mbi pronën tonë dhe çështjen e kemi apeluar. Tani presim vendimin e gjykatës. Nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar për aksionin, por na kanë njoftuar vetëm me gojë”- shprehen banorët.

Të fundit