Flash News

KRYESORE

Aksioni me autoblinda pas thirrjeve të PD, mes të arrestuarve ish-kampioni i boksit, shënjestra e dyshuar e atentatit në Shkodër

Aksioni me autoblinda pas thirrjeve të PD, mes të arrestuarve

Policia e Shtetit ka publikuar sot emrat e katër personave, ‘të fortëve’ që u arrestuan në një aksion të ndërmarrë prej disa ditësh në Shkodër.

Mes tyre u rendit edhe Asmer Bilali, i cili është përfolur në media se ishte shënjestra e vërtetë e atentatit ndaj biznesmenit Arjan Ferracakut më datë 1 shtator në periferi të Shkodrës.

Ishte gazetari Artan Hoxha, i ftuar mbrëmë në emisionin Repolitix, i cili tha se objektivi i vërtetë i asaj vrasjeje ishte Asmer Bilali, i cili ishte shok i ngushtë i viktimës. Të dy personat ishin shumë të ngjashëm fizikisht dhe kishin pasion sportin e hipizmit dhe shpesh herë dilnin bashkë për të kalëruar. Madje edhe kuajt e të dyve ishin thuajse identikë me ndryshime të vogla në ngjyrë dhe në racë.

Kush është Asmer Bilali

Asmer Bilali është me precedentë penalë të mëparshëm në policinë e Shkodrës si i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit.

Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, Asmer Bilali u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur policisë. Atij iu gjet edhe një armë tip pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit, si dhe është ish-kampion boksi, është emër i njohur i sportit në Shkodër.

Të fundit