Aksioni në Astir, IKMT sqaron sa objekte janë planifikuar për tu shembur

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka sqaruar se cili është plani i aksionit në zonën e Astirit, që sot prej orëve të para të mëngjesit është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes banorëve dhe policisë.

Sipas IKMT, janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjerat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, Loti i parë.

Po ashtu, sipas IMMT objektet variojnë nga një deri në katër kate.