Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Aksioni në Durrës, presidenti Meta zbulon rolin e shtetit të huaj në kapjen e kokainës; jep mbështetje edhe për ‘vetting’-un në polici
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar për aksionin ku u sekuestruan 613 kg kokainë në portin e Durrësit. Meta thekson rrezikun që vjen sigurisë kombëtare nga fuqizimi i krimit të organizuar dhe për këtë arsye kërkon thellimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.
Ashtu siç deklaroi pak më parë kreu i opozitës, Lulzim Basha, edhe presidenti Meta flet për rolin që kanë patur patnerët e huaj në këtë aksion dhe zbulon se bëhet fjalë për antimafien italiane.
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta përshëndet aksionin e fundit të Policisë së Shtetit për kapjen e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Presidenti Meta duke theksuar rrezikun kryesor që i vjen sigurisë kombëtare të vendit nga fuqizimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, kërkon thellim të mëtejshëm dhe intensifikim të bashkëpunimit të agjencive ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë. Presidenti Meta përshëndet rolin e Anti-Mafias italiane dhe paralajmërimet e saj konsistente për rrezikun që i vjen, jo vetëm Shqipërisë dhe Italisë, por edhe rajonit, nga fuqizimi i krimit të organizuar”, thuhet në reagimin e publikuar nga Presidenca.
Në këtë reagim, Meta ka mbështetur edhe ‘vetting’-un në Policinë e Shtetit, nismë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Meta kërkon pastrimin e policisë nga elementët e inkriminuar dhe kërkon forcimin e sigurisë në kufijtë e vendit.
“Presidenti Meta thekson në mënyrë të përsëritur domosdoshmërinë për rritjen e kapaciteteve për forcimin e sigurisë së kufijve të vendit, veçanërisht të pikave të kalimit kufitar dhe inkurajon pastrimin e Policisë së Shtetit dhe gjithë agjencive ligjzbatuese nga elementët e inkriminuar, në funksion të përmbushjes me sukses të detyrimeve ligjore dhe kushtetuese”, thuhet në reagimin e presidentit.
Foto/ Ky është 25 vjeçari i arrestuar për kokainën e kapur në portin e Durrësit