Flash News

KRYESORE

Aksioni opozitar, Vasili tregon kur do të nisin protestat

Aksioni opozitar, Vasili tregon kur do të nisin protestat

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, tha se protestat e opozitës mund të nisin në çdo moment.

Vasili u shpreh se opozita proteston çdo ditë, pasi është në mbështetje të qytetarëve, ndërsa paralajmëroi se do ketë edhe një kulm kjo pasi qeveria, të cilën e cilësoi të shurdhër, do përballet me një reagim të rreptë dhe të ashpër.

“Protesta e opozitës ka të bëjë me atë që quhet protesta e madhe në shesh dhe nuk ka munguar. Ajo mund të shpërthejë nga çasti në çast, por është krijuar një raport për t’u lënë hapësirë studentëve. Opozita proteston çdo ditë, pasi është në mbështetje të qytetarëve. Banorët e Astirit kanë mbështetjen tonë. Do ketë edhe një kulm që do vijë e natyrshme, pasi kjo qeveri e shurdhër do përballet me një reagim të rreptë dhe të ashpër. Ka një sinkron me PD për sfidat. PD-LSI është në front të sinkronizuar për të mbrojtur çështjet parimore”, u shpreh Vasili.

Të fundit