Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Aksioni i opozitës, flet Donald Lu: Ka për detyrë të shërbejë si roje kundër çdo abuzimi të shumicës
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka komentuar edhe aksionet e fundit të opozitës shquiptare. Në intervistën për gazetën ‘Dita’, Lu ka theksuar se detyra e opozitës është që të shërbejë si roje kundër çdo abuzimi që vjen nga shumica.
“Opozita, për sa kohë që mbetet paqësore dhe konstruktive, është duke bërë detyrën e saj. Detyra e saj është të shërbejë si roje kundër çdo abuzimi të shumicës. Në të vërtetë, ka politikanë në shumicë dhe në opozitë që nuk duan që reforma në drejtësi të ketë sukses. Do të dështojnë sepse populli shqiptar e kërkon këtë reformë”, ka deklaruar ambasadori Lu.
Sa i përket reformës zgjedhore dhe numërimit elektronik të votave, ambasadori amerikan tha se Shqipëria është duke humbur një mundësi shumë të madhe. Ai kritikon mazhorancën kur thotë se është përqëndruar te vota e diasporës ndërkohë që opozita ka kërkuar të shqyrtohet votimi elektronik.
“Shqipëria është duke humbur një mundësi shumë të madhe për të ecur përpara tani me reformat e rëndësishme zgjedhore. Është e domosdoshme që Kuvendi të adoptojë rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e vitit 2017 dhe 2015. Opozita ka kërkuar që të shqyrtohet votimi elektronik dhe shumica është përqendruar tek vota e diasporës. Partnerët ndërkombëtarë janë gati të ndihmojnë, por duhet që Kuvendi të ndalojë sherret dhe t’i futet punës”, është shprehur Lu.