Aksioni për pastrimin e Shqipërisë, Klosi: Pse na duheni ju kryebashkiakë

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi ka prezantuar sot aksionin kombëtar për pastrimin e mjedisit në gjithë Shqipërinë.

Klosi ka kërkuar ndihmën e të gjithë qytetarëve, që  në aplikacionin “trash out”  të denoncojnë me foto të gjitha rastet e ndotjeve, në këtë mënyrë do merren masa.

“Ndaj duheni ju kryebashkiakë, prefektë, qytetarë”, u shpreh Klosi duke iu kërkur që të fotografojnë rastet e ndotjeve dhe të denoncojnë. Të pranishëm kanë qenë të gjithë kryebashkiakët, përfshirë dhe kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademin, e cila kërkon që të mos mbetet vetëm nja projekt partizan, por të funksionojë.