Flash News

KRYESORE

Akt-akuza për krime lufte, Rama takohet me Thaçin; "Përplasje" grusht me dorë

Akt-akuza për krime lufte, Rama takohet me Thaçin;

Kryeministri Rama është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi pak minuta më parë pas disa takimeve të zhvilluara me liderët kosovarë. Takimi vjen pas akt-akuzës së Prokurorisë Speciale të Hagës për krime lufte ndaj Presidentit kosovar, kreut të PDK-së Veseli dhe disa prej ish-luftëtarëve të UÇK-së.

“Në Prishtinë, për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë, e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre!”, shkruante më herët Rama në rrjetet e tij sociale.

Gjatë takimit mbrëmjen e sotme, Presidenti  Thaçi tepër i emocionuar teksa pret kryeministrin shqiptar, ka anashkaluar madje edhe protokollin e sigurisë anti-COVID duke i dhënë dorën Ramës. Mirëpo, pavarësisht kësaj Rama i ka rezistuar përshëndetjes me dorë të Thaçit, duke i dhënë grushin.

Më vonë, pritet që më vonë pritet një deklaratë për mediat nga të dy palët. Ky do të jetë reagimi i parë i Thacit pas akt-akuzës së ngritur nga Gjykata Speciale për krime lufte.

Të fundit