Flash News

KRYESORE

‘Akt lufte ndaj artit, provokim ndaj BE’/ Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë, reagon ashpër opozita

Pas vendimit të bërë publik për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës vijnë reagimet e para nga opozita.

Kryedemokrati Basha e cilëson vendimin si luftë ndaj artit dhe provokim ndaj BE në vigjilje të Ditës së Europës.

“Ndërkohë që shqiptarët presin zgjidhje për krizën që ka pllakosur, Rama gjen kohë vetëm për të grabitur. Kalimi i TK në pronësi të kryebetonierit të mafias është akt lufte ndaj artit dhe qytetarisë dhe provokim ndaj BE dhe përfaqësuesve të saj në vigjilje të Ditës së Europës”, shkruan Basha.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se periudha e pandemisë po përdoret për të grabitur Teatrin Kombëtar.

Duke e konsideruar qeveri kuislinge, Vasili thekson se Fletorja Zyrtare është kthyer në gropën e riciklimit të korrupsionit gjigant.

Reagimi i plotë:

Karantina dhe Pandemia po perdoren per te grabitur e rrembyer Teatrin Kombetar!

Qeveria kuislinge dhe spekullante e zeze grabit Godinen e Teatrit Kombetar.

Fletorja Zyrtare gropa e riciklimit te korrupsionit gjigand qeveritar formalizon rrembimin e Teatrit nga Bashkia kusare e Tiranes.

Cdo reagim, proteste, refuzim demostrim ne cdo forme eshte legjitim.

Pandemia dhe karantina politike po perdoren per te mbuluar grabitjet e medha qeveritare.

Shendeti i njerezve po perdoret si alibi per vjedhjen e prones publike.

Ja vendimi i vjedhjes ne Fletoren Zyrtare

 

Të fundit