Flash News

KRYESORE

Aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, Meta: Strategji të gabuar e provokative që të ngadalësojë proceset e integrimit

Aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, Meta: Strategji të gabuar e

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar strategji të gabuar e provokative aktakuzat ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish kreut të kuvendit Kadri Veseli.

Në një dalje të përjavshme të premteve me mediat, Meta shprehu solidaritetin me dy politikanët në Kosovë dhe tha se ky moment do të përballohet me dinjitet prej tyre.

“Zhvillim mjaft sfidant, i cili jam i sigurt se do përballohet me urtësi, unitet dhe largpamësi nga jo vetëm nga Thaci e Veseli, por duke vler3ësuar se nuk është sfidë e tyre në planin individual, apo institucional. Kjo përballohet me dinjitet dhe përgjegjshmëri jashtë kalkulimeve afatshkurtra nga klasa politike në Kosovë,

Nuk është hera e parë që ndaj udhëheqësve të UCK kemi aktakuza.

Nuk është vetëm qëllimi i njollosjes së UCK, por dëmtimin e funksionimit të shtetit të Kosovës, pavarësia e së cilës është konfirmuar nga gjykatës ndërkombëtare e drejtësisë prej shumë kohës, por është faktor stabiliteti për rajonin.

Shpreh solidaritetin tim si president, edhe si mik me Hashim Thacin dhe Kadri Veselin. Jam i sigurt se do ta përballojnë me dinjitet këtë moment, duke bërë shërbim tjetër duke konfirmuar drejtësinë e luftës së UCK dhe për të rrëzuar këtë strategji të gabuar e provokative që të ngadalësojë proceset e integrimit evropian”, tha Meta.

Të fundit