Flash News

KRYESORE

Aktet heroike të Lyanna Mormont dhe Arya Stark, GOT më i përfoluri në rrjetet sociale

Të dielën në mbrëmje është zhvilluar një nga betejat më të gjata televizive në ekranin e HBO-së. Episodi i tretë i sezonit të 8 të "Game of Thrones"  ka zgjatur plot 82 minuta, një seri e cila ishte shumë e trishtë mbi të gjitha. Fansat e GOT kanë pritur për "Betejën e Winterfell" për 9 vite, beteja mes të gjallëve dhe të vdekurve. Beteja ishte e mbushur me elemente, njerëz që luftonin, dragonjtë, ushtria e të vdekurve, dhe zjarri magjik i Melisandre-s. Por ajo që ka thyer zemrat e fansave të një prej serialeve më të ndjekura në gjithë botën, ishin vdekjet e tre personazheve kyçe të serialit. Humbja e të gjithë Dothrakëve, gjë e cila e inatosi shumë Daenerys duke e bërë atë të mos i përmbahej planeve për të ndihmuar në shpëtimin e të vetëve të saj. [video width="434" height="250" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/04/Did-Basically-ALL-of-the-Dothraki-Die-in-the-Battle-of-Winterfell_.mp4"][/video] Në këtë betejë vdiqën personazhi Dolorous Edd, një prej tre Kalorësve të Natës dhe Lordi i preferuar i Dritës, Beric Dondarrion. [caption id="attachment_271938" align="alignnone" width="1024"] Eddison[/caption] [caption id="attachment_271939" align="alignnone" width="1024"] Beric[/caption] Por një nga vdekjet që ka thyer shumë zemrat e fansave të GOT, ishte Lyanna Mormont. Ajo është shfaqur në serial në sezonin e pestë të tij, duke u kthyer në një nga personazhet më të preferuar për publikun. [caption id="attachment_271941" align="alignnone" width="753"] Lyanna Mormont[/caption] Dhe vdekja e saj nuk ishte ndryshe. Në betejën brutale të Winterfell, ajo i doli trimërisht përballë gjigantit të kthyer në një të vdekur që ecën, i cili e kapi trupin e saj të vogël duke i shkaktuar vdekjen. Por para se Lyanna të vdiste, ajo bëri aktin heroik duke vrarë gjigantin. Një personazh i tillë meritonte një vdekje heroike. [caption id="attachment_271942" align="alignnone" width="970"] Lyanna vritet nga gjiganti[/caption] Më pas ishte Theon Greyjoy, një nga personazhët më të torturuan në serial. Në sezonin e 7 kur shpëtoi Sansa Stark nga Ramsay Bolton, ishte pikërisht një prej momenteve ku tregoi se ai kishte ndryshuar. [caption id="attachment_271943" align="alignnone" width="1200"] Theon shpëton Sansa-n në sezonin e shtatë të GOT[/caption] Theon kishte një vdekje heroike po ashtu edhe pse e dinte që nuk do mund ta vriste Mbretin e Natës, ai luftoi deri në fund për të shpëtuar Bran Stark (korbi me tre sy). [caption id="attachment_271944" align="alignnone" width="2100"] Theon vdes duke mbrojtur Bran Stark 9korbin me tre sy)[/caption] Në momentin kur pritej se gjithçka po përfundonte dhe të gjallët po humbisnin kundër të vdekurve, Arya Stark  vrau Mbretin e të Vdekurve, duke çliruar kështu gjithë Winterfell-in. [caption id="attachment_271946" align="alignnone" width="3733"] Arya Stark vret Mbretin e të Vdekurve[/caption] Dhe momenti final, ishte kur Ser Jorah Mormont (kushëriri i Lyanna-s), vdiq duke mbrojtur gruan që dashuronte, mbretëreshën e tij: Denerys Targaryen. Një vdekje të cilën gjithnjë e ka ëndërruar, Ser Jorah i dha lamtumirën serialit dhe Khalees-it të tij. [caption id="attachment_271947" align="alignnone" width="1024"] Ser Jorah Mormont dhe Daenerys Targaryen[/caption] Game of Thrones është një prej serialeve më të ndjekura dhe të komentuar në rrjetet sociale. Edhe mbrëmë, hashtagu që kryesoi në rrjetet sociale ishte pikërisht #gameofthornes. Më poshtë, kemi përzgjedhur disa nga  reagimet e shumta, të cilat kryesisht i dedikoheshin vdekjes heroike të Lyanna Mormont.

Të fundit