All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Akti normativ për qiratë, Arben Ahmetaj: Qeveria ndërhyri për të shmangur konfliktin social

Akti normativ për qiratë, Arben Ahmetaj: Qeveria ndërhyri
All - Paragraf - 1

Për Arben Ahmetaj, ndërhyrja e qeverisë me aktin normativ për qiratë, u bë me qëllim që të shmanget konflikti social. Këtë deklaroi Ministri për Rindërtimin dhe hartuesi i planit ekonomik për koronavirusin, gjatë një interviste për A2 CNN.

All - Paragraf - 3

“Ne nuk hyjmë në marrëdhënie ku favorizojmë njërin dhe godasim tjetrin. Ne po shtyjmë pagesën e qirave për të shmangur konflikte, ku dikush shkon dhe nxjerr dikë nga shtëpia. Logjika është që në kohë lufte, qiradhënësi dhe qiramarrësi mos të hyjnë në konflikt për shkak të pamundësisë së likuiditeteve. Qeveria u ka kërkuar palëve që të shtyjnë pagesat. Ne e kemi shtyrë pagesën e dy muajve dhe ata detyrohen ta riskedulojnë”, tha Ahmetaj.

Arben Ahemtaj komentoi edhe pagën e luftës për mbi 60 mijë të punësuar në biznese apo të vetëpunësuar, që përfitojnë pagën minimale 26 mijë lekë. “Ky grup prej 60 442 punonjësish e ka pasur 731 milionë pagën, ndërsa qeveria ua ka dyfishuar këtë pagë. Kjo është ndihmë e menjëhershme dhe e drejtpërdrejtë. Këta persona janë të papunë, për shkak të urdhrave të qeverisë dhe qeveria ka qenë prezente me mbështetje me anë të “pagës së luftës”. Në kohë lufte nuk mund të pretendosh që të jetosh si në kohë normale. Përsa i përket ndihmës ekonomike, qeveria ka aprovuar për 70 000 familje dyfishimin e ndihmës”, u shpreh Ahmetaj.

Ahmetaj thotë se Shqipëria do të humbasë rreth 12% të të ardhurave për shkak të paralaizimit të biznesit nga koronavirusi. “Shteti i merr paratë nga taksat dhe ne llogarisim që do të humbasim 12% të të ardhurave totale të vitit për 3 muaj. Ne po e rrisim borxhin për shkak të të ardhurave që nuk i kemi dhe për shkak të zgjerimit të paketave”.

 

Të fundit