Flash News

KRYESORE

Aktivisti: Kam frikë se ky proces verifikimi do t’i rrëzojë Ramës gjithë qeverinë

Aktivisti: Kam frikë se ky proces verifikimi do t’i rrëzojë

Aktivisti Ergys Mërtiri ka dalë sërish në krah të studentëve, ndërsa i kujton kryeministrit Rama se një proces verifikimi i  diplomave për plagjiaturë do t’i rrëzonte të gjithë qeverinë.

Në një reagim në rrjetet sociale, aktivisti i kujton premtimin për një transformim rrënjësor të universitetit, për të cilin i sugjeron ta nistë nga qeveria e tij.

“Nëse Kryeministri Rama do ta kishte seriozisht luftën kundër plagjiaturave që na premton si pjesë të angazhimit të tij për të një transformim rrënjësor të universitetit, le ta fillojë këtë nga njerëzit e tij. Ministra, ish-ministra, deputetë janë denoncuar këto kohë për vjedhje akademike. Plagjiatura është një vepër penal qe dënohet deri në 2 vjet burg, të paktën ti largojë nga pozicionet e rëndësishme që mbajnë.

Kam frikë se një proces verifikimi i diplomave do t’i rrezonte gjithë qeverinë”, shkruan Mërtiri.

Të fundit