Flash News

KRYESORE

Aktivisti për PS: Këta s’janë as të majtë, e as komunistë, ka një keqkuptim të madh

Aktivisti për PS: Këta s’janë as të majtë, e as

Aktivisti i njohur, Besjan Pesha ka renditur një sërë çështjesh, që kanë ngjallur debate të forta në opinionin publik, duke nisur që nga protesta e banorëve të ‘Astirit, te debati për koncesionet, apo mbrojtja e pronës.

Në një status në rrjetet sociale, Pasha thekson se mazhoranca aktuale nuk është as e majtë, e as komuniste, pasi duket sikur kanë ideologji e ideale.

Sipas tij, ata janë “thjesht ca paçavure pa ideale e pa identitet, por me një grykësi të pashoqe”.

Statusi i plotë:

Ka një keqkuptim të madh.

Këta që qeverisin sot nuk janë as të majtë e aq më tepër komunistë.

Të majtët pronën publike e ruajnë, këta e grabisin.

Të majtët taksojnë të pasurit që të rishpërndajnë pasurinë te të varfrit. Këta bëjnë të kundërtën.

Të majtët mbrojnë më të dobëtit dhe kufizojnë babëzinë e të fortit. Këta janë të babëzitur.

Të majtët i urrejnë konçesionet sepse besojnë te aftësia menaxhuese e shtetit. Këta konçesionet i kanë kthyer në moto qeverisëse.

Të majtët burimet natyrore i përdorin si mjet për zbutjen e plagëve sociale, këta thellojnë plagët duke ua falur klientëve.

Ndaj kur i quan të majtë apo komunistë këtyre u bën nder. Sepse ngjajnë sikur kanë ideologji e ideale. E vërteta është që këta janë thjesht ca paçavure pa ideale e pa identitet, por me një grykësi të pashoqe.

Të fundit