Flash News

KRYESORE

Aktivisti sfidon Vangjush Dakon: “Mos ma prek Dyrrahun”

Aktivisti sfidon Vangjush Dakon: “Mos ma prek Dyrrahun”

Shoqëria civile do të protestojë nesër në qytetin e Durrësi kundër ndërtimit të “Velierës”, nga kryebashkiaku Vangjush Dako. Protesta do të zhvillohet nesër në orën 22:00 tek vendi që quhet “Torra Veneciane”. Aktivisti, Aulon Kalaja, është shprehur se Dako po bën me kokën e tij, pa marrë parasysh as urdhërin e Prokurorisë së Durrësit për ndërprerjen e punimeve, as Kontrollin e Lartë të Shtetit, as Prokurorin e Përgjithshëm dhe as Presidentin e Republikës.

“Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ati i tyre shpirtëror, kryeministri Edi Rama, vazhdojnë dhe bëjnë në kokën e vet, me arrogancë, në kundërshtim me ligjin, të papërgjegjshëm, por më një mision më të llahtarshëm dhe më ogurzi se pushtuesit mbi tokën shqiptare”, shprehet Kalaja.

 

Të fundit