Flash News

KRYESORE

Aktivisti shoqërohet në komisariat për 12 orë, shkak ky grafit kundër Ramës, Bashës dhe Metës

Aktivisti shoqërohet në komisariat për 12 orë, shkak ky

Aktivisti i ‘Organizatës Politike’, Klodi Leka është mbajtur në komisariatin nr.1 në Tiranë, për 12 orë, së bashku me dy kolegë të tjerë, Kosta Cipin dhe Hajdi Bengun. Sipas aktivistit, shkak është bërë vizatimi i një grafiti kundër Edi Ramës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës.

Leka shprehet se ky veprim tregon se politika vazhdon të jetë policore dhe policia politike

“Pas 12 orësh ndalim në komisariatin mizerabël numër 1 - bashkë me Hajdin dhe Kostën - më në fund, jashtë, në një burg akoma më të madh. Arsyeja? Vizatimi i një grafiti denoncues ndaj tri kokave keqbërëse të politikës: Ramës, Metës dhe Bashës. Grafiti/parrullat tashmë janë bërë krim, me ligj dhe maliq. Siç edhe aktivizmi politik - një arsye më shumë për të t'prerë letrat në prokurori. Politika vazhdon të jetë policore dhe policia politike”, shkruan aktivisti Leka.

Klodi Leka dhe Organizata Politike janë bërë shpesh protagonistë në përplasjet me politikanët e lartë, siç ishte goditja e Ramës me vezë dhe salca mbi ish-ministren Lindita Nikolla.

Të fundit