Flash News

KRYESORE

Aktivisti tregon momentet e prishjes së teatrit: Mora një vendim kur ‘mjeshtrat’ hoqën valët e telefonit

Aktivisti tregon momentet e prishjes së teatrit: Mora një vendim kur

Aktivisti Aulon Kalaja, i pranishëm në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar përgëzoi fort pjesëmarreësit në protestë me mesazhin se e kanë vrarë frikën. Ai tregoi edhe se si janë vendosur disa gjoba nga policia, por pohon se nuk do të stepet. Kalaja thotë se e ka gëdhirë ditën kur u shemb teatri dhe tregon se si valët në celular u shkëputën prej momentit kur teatri po shembej.

“Një duartrokitje për ju që keni vrarë firkën e keni dalë në protestë. I bëj thirrje kompanive të celularëve që t’a heqin atë rrini në shtëpi. E mora fjalën për një motiv, për të denoncuar diçka. Unë e kam gëdhirë në Teatrin Kombëtar, por skam qenë në teatër kur u bë spastrimi. Unë me katër të tjerë ishim te teatri eksperimental. Unë mbeta i fundit e mora një vendim. S’kisha valë në celular, i kishin marrë masat mjeshtërit. Më vonë dola nga teatri e për 30 sekonda u godit teatri me fadromë që kishte mbirë nga dheu. Unë ndoshta s’do isha këtu. Unë do bëj një padi kundër jetës, më kanë vënë gjoba e më kanqë hequr e patentën. Do mar e 1000 gjoba, por këtu jam.

E keqja fiton, por një patritot duhet ta mbrojë , të mbrojmë shtetin shqiptar nga kta horra”, tha Kalaja.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/05/WhatsApp-Video-2020-05-20-at-21.08.22.mp4"][/video]

Të fundit