Flash News

KRYESORE

Aktivistja 15-vjeçare që kërkon politika të reja për klimën në Suedi

Aktivistja 15-vjeçare që kërkon politika të reja për

Greta Thunberg, një vajzë 15-vjeçare, ka protestuar me muaj të tërë në Suedi. Para zgjedhjeve parlamentare të vendit me 9 shtator, ajo u nis për në protestë çdo ditë gjatë orëve të mësimit për 3 javë, para parlamentit, në Stokholm. Ajo që vajza kërkon është që qeveria të reagojë në mënyrë radikale, në lidhje me ndryshimet klimaterike.

Një numër i madh i anëtarëve të parlamentit kanë dalë jashtë ku qëndronte vajza, duke i shprehur mbështetje, edhe pse i kanë thënë që duhet të ishte në shkollë në ato momente. Edhe prindërit e saj mendojnë  që ajo edhe pse ka të drejtë të protestojë, duhet të shkojë në shkollë.

Prindërit e Thunberg janë të njohur, babi Svante Thunberg është aktor, ndërsa mamaja Malena Ernman, është këngëtare . Ernman gjithashtu ka botuar një libër për luftën e familjes së saj, pasi dy vajzat janë diagnostifikuar me autizëm, Greta dhe vajza e vogël Beata.

“Unë e shoh botën paksa ndryshe, e shoh nga një këndvështrim tjetër. Ka një interes të veçantë dhe një njeri autik e di mirë këtë gjë, sepse është e zakonshme të shohim gjërat ndryshe”, shprehet Greta.

Greta zhvilloi një interes të veçantë në ndryshimet klimaterike që kur ajo ishte 9 vjeç, në klasë të tretë.

Suedia është një vend krenar që ka një pjesë të legjislacionit më të përparuar të klimës në botë, por Greta i quan gjepura lëvdatat që Suedia ka një legjislacion progresiv, sepse sikur ajo thotë emetimet e gazrave janë rritur me 3.6% në tremujorin e parë të 2018.

“Suedia nuk është një model”, thotë ajo, me motivin që planet e ndryshimeve klimaterike nuk janë afatgjata dhe nuk shihen përtej 2050.

“Deri atëherë unë do kem jetuar gjysmën e jetës time, po më pas çfarë do ndodhi?”, shprehet Greta.

Protesta e Gretës ka marrë një mbulim të gjerë  në Suedi, dhe për momentin ndryshimet klimaterike janë bërë tema e ditës.

Të fundit