Flash News

KRYESORE

Aktiviteti i Fatmir Xhafajt, zhvendoset protesta për mbrojtën e Teatrit Kombëtar

Aktiviteti i Fatmir Xhafajt, zhvendoset protesta për mbrojtën e

Ditën e sotme, protesta në mbrojte të Teatrit Kombëtar do të mbahet në orën 18:30 dhe jo në orën 19:00 si zakonisht. Njoftimin e ka bërë të ditur pedagogu Ervin Goci.

Në rrjetin social Facebook, Goci thotë se shkak për këtë është një aktivitet që Ministria e Brendshme do të mbajë në zonën përreth teatrit.

Na u kërkua institucionalisht, dhe ne si Aleancë kemi vendosur që ta respektojmë kërkesën e tyre, njofton Goci.

“Per kujtese, sic jeni njoftuar dhe mbreme, sot do ta afrojme orarin e fillimit te takimit tek oborri i Teatrit ne 18.30, per shkak te nje aktiviteti te njoftuar nga Ministria e Brendshme shume afer me hapesiren tone.

Na u kerkua institucionalisht, dhe ne si Aleance kemi vendosur qe ta respektojme kerkesen e tyre. Shihemi per pak n`Teater”, shkruan Goci.

Të fundit