Flash News

KRYESORE

Aktorët. Ja kurthi i qeverisë për të zënë Teatrin

Aktorët. Ja kurthi i qeverisë për të zënë Teatrin

“Teatri, - tha Hamleti, ja gracka në të cilën do të zë ndërgjegjen e mbretit”! Por për Teatrin Kombëtar duke se po funksionon e kundërtë. Është mbreti ai që po kërkon të zërë në kurth Teatrin me instrumentat e vetë teatrit.

Aktori Neritan Liça tha se qeveria po bën përpjekje për të përmbushur planin e saj për të shembur Teatrin Kombëtar, duke futur në lojë artistët. Me këtë ai i referohet nisjes së procedurave për krijimin e një sindikate të artistëve, të cilës deri tani i janë bashkuar 11 artistë. I vetëm në garë për drejtimin e kësaj sindikate është aktori Artan Imami dhe nënkryetar i saj Laert Vasili.

Në një intervistë për Fax Neës, aktori Neritan Liçaj tha se e ka denoncuar këtë nismë që, sipas tij, është e paligjshme. Liçaj tha se kjo është një lëvizje e qeverisë dhe se sindikata nuk e plotëson kuorumin e nevojshëm për të qenë e ligjshme.

Liçaj deklaroi se po bëhen 18 muaj që nuk ka një sindikatë të artistëve edhe për shkak të protestës për mbrojtjen nga shembja e godinës së Teatrit Kombëtar për të ndërtuar një të ri dhe një nismë të tillë e ka mësuar të hënën. Aktori shton se ai nuk i është bashkuar kësaj lëvizjeje.

“Ne jemi sigurisht të interesuar, sigurisht denoncimet janë të shumta dhe kemi filluar ndërmarrjen e hapave ligjor për ata që kanë planifikuar shembjen e Teatrit. Me Imamin nuk merrem fare, me atë gjynahqarë s’ke as se si të merresh”.

Pyetjes së gazetares se cili do të jetë hapi i radhës iniciativa për të shembur Teatrin, Liçaj ju përgjigj se kjo është një flluskë sapuni.

“Ne nuk bëjmë asnjë lloj marrëveshjeje apo kompromisi me këtë qeverisje sidomos, por ne do të çojmë deri në fund mbase me ndonjë qeveri tjetër për 4 pikat që kemi propozuar ku përfshihet rikonstroksioni i Teatrit, përkrahja e artistëve, statusin e artistëve. Historia do të vazhdojë deri në përmbushjen e asaj çfarë kërkojmë ne”, tha Liçaj.

Ai e quajti të pavlerë dhe shërbëtore të pushtetit Sindikatën e Pavarur të Artistëve, duke shtuar se qeveria po mi përdor artistët për të prishur Teatritn dhe për të ndërtuar kulla.

Të fundit