Flash News

KRYESORE

Aktorët më të mirë të vitit shpallen ‘çifti’ që nuk është çift

Ata që shohin seriale turke, Baris Arduc dhe Elsin Cangu janë aktorët më të pëlqyer, sidomos në zhanrin komedi.  Shqiptarët i njohin si ‘Omer dhe Defne’ në serialin “Dashuri me Qira” dhe mes atyre të dyve ka shumë kimi.

Dyshja janë shpallur si aktorët më të mirë me rolet e tyre protagoniste në serialin “Kohë për lumturi”, i cili gjithashtu ka fituar çmim si “Filmi më i mirë në kinema”.

Kujtojmë se Baris është me origjinë shqiptare, i cili është shumë i famshëm në Turqi dhe shumë i dashur në vendet e tjera të botës, ku ndiqen me dashuri telenovelat turke.

Baris gjithashtu sapo është ndarë nga e dashura e tij dhe përflitet që ai tashmë ka një lidhje me Elsin. “Defne dhe Omer” tashmë është realitet edhe pse ata të dy nuk kanë bërë ende asgjë publike.

Të fundit