Flash News

KRYESORE

Aktori Çelikkol: Nuk e kuptoj pse femrat magjepsen pas meje

Aktori Çelikkol: Nuk e kuptoj pse femrat magjepsen pas meje
Ibrahim Çelikkol është një nga aktorët më popullor në Turqi. Ai nuk është i panjohur për publikun shqiptarë pasi roli në “Dashuri Bardh e Zi” e ka bërë mjaft të famshëm dhe këtu. Spikat për karakterin dhe karizmin që shfaq dhe kjo mund të jetë dhe një nga arsyet pse femrat tërhiqen shumë pas tij. Por vetë aktori nuk e kupton këtë. Në një intervistë që ai ka dhënë së fundmi është shprehur se nuk e kupton se çfarë pëlqejnë femrat tek ai. Ndër të tjera, Ibrahim është shprehur që nuk i pëlqen kur i thërrasin seks simbol edhe pse kujdeset për trupin e tij.  “Kujdesem për veten mjaftueshëm dhe mendoj se të paturit kujdes për të qenë sa më estetik, nuk i dëmton maskilitetin askujt. Shumica e aktorëve në Turqi e kanë filluar karrierën e tyre nëpërmjet modës, kështu që nuk është aspak e pazakontë që një mashkull të ketë rutinën e tij të ‘bukurisë’. Për të pasur trupin që kam tani, jam ushtruar gati 6 muaj intensivisht. Sinqerisht nuk e kam të qartë përse femrat ‘magjepsen’ pas meje, pasi vetja më duket tepër i zakontë. Por, më kanë thënë shpesh që kam sy shumë shprehës dhe ndoshta kjo sjell këtë efekt”, ka thënë aktori.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by İbrahim Çelikkol (@ibrahimcelikkol41) on

 
View this post on Instagram
 

A post shared by İbrahim Çelikkol (@ibrahimcelikkol41) on

 
View this post on Instagram
 

A post shared by İbrahim Çelikkol (@ibrahimcelikkol41) on

 
View this post on Instagram
 

A post shared by İbrahim Çelikkol (@ibrahimcelikkol41) on

Të fundit