Flash News

KRYESORE

Aktori i “Diamante dhe Dashuri” përfshihet në një aksident

Aktori i “Diamante dhe Dashuri” përfshihet në një

 Aktori turk Erkan Can, i njohur për ne si “Tayyar Dyndar” i serialit “Diamante dhe Dashuri”, është përfshirë në një aksident pasditen e djeshme. Teksa po udhëtonte në autostradë së bashku me mikun e tij Gyven Kiraç, Can ka përplasur me makinë një djalosh që po udhëtonte me motor.

Siç raportojnë mediat turke, aktori ka qendruar pranë të plagosurit derisa ka mbërritur ambulanca, madje e kanë shoqëruar deri në spital. “HaberTurk” shkruan se 58-vjeçari ka qenë shumë frikësuar aq sa po i dridheshin duart teksa po telefononte ambulancën.

Me sa mund të shohim në video, i plagosuri është pa ndenja, por fatmirësisht ka pasur kasën mbrojtëse në kokë.

 

Të fundit