Aktori e thotë troç: Kundër Lali Erit do jem gjithmonë

Aktori Julian Deda i ftuar në emisionin e mëngjesit në Report TV, teksa foli për karrierën e tij, angazhimin në politikë si dhe çështjen e teatrit, u pyet nga moderatorët dhe për marrëdhëniet me kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Kundër Lali Erit do jem gjithmonë”, u shpreh Jul Deda duke shtuar më tej se ai është modeli më i keq për t’u ndjekur. I pyetur për arsyen se përse, aktori u shpreh shkurt se i ka dhënë disa herë arsyet.

Kujtojmë që aktori shpeshherë është shprehur i pakursyer ndaj kryebashkiakut Veliaj.