Flash News

KRYESORE

Aktori i Harry Potter bëhet baba për herë të parë

Një muaj më parë, rrjeti “u çmend” nga lajmi se aktori i njohur dhe shumë i dashur Rupert Grint do të bëhej baba për herë të parë.

Aktori Grint dhe partnerja e tij, Georgia, e pranuan vetë lajmin se do behën së shpejti prindër dhe madje aktorja u fotografua dhe me barkun e rrumbullakosur.

E ndërsa sot, çifti kanë konfirmuar për mediat e huaja se janë bërë prindër për herë të parë të një vajze, emrin e se cilës ende nuk e kanë bërë me dije. Aktori i njohur Grint është i pari nga kasti i “Harry Potter” që është bërë baba.

Të fundit