Flash News

KRYESORE

Aktori i ‘Portokallisë’: Emrin tim të vërtetë e kam mësuar kur isha 19 vjeç

Ledio Lako është pa dyshim një nga aktorët më të dashur të spektaklit të humorit, ‘Portokalli’. Në programin ‘Sekretet e Portokallisë’, aktori ka treguar një të pathënë që ka habitur të gjithë, emrin e tij të vërtetë ai e ka mësuar kur ishte 19 vjeç, teksa po merrte një certifikatë në gjendjen civile.

“Kur linda unë, ishte e diel dhe ma vuri babai emrin Ediel, por me theks francez, jo kështu siç e thua ti. Erdhi gjyshja dhe tha “në asnjë mënyrë këtë emër”. Dhe nga Ediel, e kthyen Ledio, Ledian. Në moshën 19-vjeçare e kam marrë vesh që unë e kisha emrin Ledian, se gjithmonë në dëftesë e kam pasur Ledio. Kur shkoj në gjendje civile, më duhej një certifikatë, dhe u preva. I thashë “ç’është ky emër Ledian?” Kështu e ke, më tha. Me zor e kam ndërruar, e kam bërë Ledio Lako pastaj”, u shpreh aktori.

Të fundit