Flash News

KRYESORE

Aktori i ‘Portokallisë” tregon se si ngatërroi gruan në maternitet

Aktori i ‘Portokallisë” tregon se si ngatërroi gruan

Para disa muajsh aktori i “Portokallisë”, Marin Orhanasi, u bë baba për herë të dytë baba i një djali. I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” ka treguar për emocionet e para kur u bë baba për herë rë dytë.

Gjithashtu, Marini ka treguar se nga emocionet ka ngatërruar bashkëshorten në maternitet duke u futur në sallën e gabuar.

“Ndodhën shumë lindje në të njëjtën kohë dhe dalloheshin vetëm nga të bërtiturat. Zot fali gratë se çfarë heqin nga ne, nuk di çfarë të them. Vesha pajisjet e sterilitetit dhe hyja herë pas here. Nusen time e nisën tek salla e vështirësisë dhe e kaluan tek një më e lehtë më vonë se falë Zotit lindi mirë. Ndërkohë që unë isha ulur tek kolltuqet e pritjes, ajo kaloi tek salla e tretë. Unë shkova tek e dyta dhe i thoja:Jepi, forca pra! Aty pash një vajzë tjetër, ndërsa burri i saj më rrinte nga pas.”

Të fundit