Flash News

KRYESORE

Aktori ironi me ministren e re: Pse e ka surratin si petull e djegur?

Aktori i njohur dhe një nga kritikët e qeverisë ‘Rama’, Neritan Liçaj ka ironizuar një prej ministreve të reja të kabinetit të qeverisë ‘Rama’.

Është fjala për Belinda Ballukun, ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila zëvendësoi Damian Gjiknurin, pas shkarkimit pak ditë para Vitit të Ri nga kryeministri bashkë me 6 ministra të tjerë dhe zv.kryeministren.

Në një postim në rrjetet sociale, aktori ironizon Ballukun duke i drejtuar dy pyetje:

“Pyetje të pafajshme copë dy: Balluku, si e ka emrin Barseta?

Pse e ka surratin si petull e djegur? Sorryyyy”, shkruan me ironi aktori Liçaj.

Kujtojmë se sapo Balluku mori drejtimin e ministrisë u shkarkuan nga detyra kreu i OST-së Klodian Gradeci dhe ai i ARRSH-së, Afrim Qendro.

Të fundit