Flash News

KRYESORE

Aktori Laert Vasili kërkon distancimin e politikës nga çështja e Teatrit: Ne nuk kemi punë me ta

Aktori Laert Vasili kërkon distancimin e politikës nga

Aktori Laert Vasili u shpreh se politika nuk duhet të përfshihet në çështjen e Teatrit, ndërsa tha se është humbur shumë kohë dhe tani do të ishte ndërtuar gjysma e godinës. Në një lidhje me Skype për “Euronews Albania”, Vasili tha se është humbur shumë kohë me përplasjet politike dhe se në këto momente do të ishte ndërtuar gjysma e godinës së teatrit të ri.

“Kemi humbur shumë kohë, do të ishte ndërtuar gjysma e godinës së teatrit. Mirë është që klasa politike të shohë se ku ka gabuar për 30 vite dhe të mos kërkojë llogari nga njerëz që duan zhvillimin e Shqipërisë. Shumë artistë janë punësuar nga ndërhyrja politike dhe duke qenë peng janë detyruar që të zbatojnë urdhrat e shefave të politikës. Debati dhe dialogu ka dy vjet që është ezauruar. Le të shkrijnë pasurinë e tyre (politikanët) prej miliarda euro dhe le të bëjnë një teatër tjetër. Grupim njerëzish partiakë që shumë prej tyre janë me poste në parti. Janë të urdhëruar nga ata. Janë të marrë peng nga politika. Ne nuk kemi punë me politikën. Mendoj që politika duhet të qëndrojë larg nga  teatri. Mitingjet dhe çadrat t’i ngrenë ku të duan. Nga nesër fillon ndërtimi i Teatrit”, tha Vasili.

Të fundit