Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Aktori mesazh Ina Nukës: Do ishe heroina ime nëse tregoje të vërtetën
Aktori Neritan Liçaj i dedikon një status në rrjetet sociale Ina Nukës, efektives 24-vjeçare e cila mbeti e plagosur dje në protestën e zhvilluar para parlamentit.
Liçaj i kërkon efektives që të tregojë të vërtetën e të gjithë ngjarjes, pasi numri i gishtave të dëmtuar nga plasësja gjatë përplasjeve me protestuesit ‘bëri lëmsh’ të gjithë.
Ndërsa i kujton formulën e betimit në kodin e nderit, aktori shprehet se ajo do të ishte heroina e tij nëse do të tregonte të vërtetën.
Reagimi i aktorit:
Me shumë respekt ju drejtohem ju oficere e policisë Ina Nuka.
Kam vlerësimin maksimal për ju dhe të gjithë uniformat sepse jam rritur dhe edukuar nga një baba ushtarak. E di shumë mirë sa detyrë të bukur të vështirë plot përgjegjësi dhe delikate keni të gjithë ju në uniformë!
E njoh me detaje formulën e betimit kodin e nderit dhe të të vërtetës që udhëheq parimin tuaj bazë në thirrjen e brendshme që keni si njerëz për t’i shërbyer këtij vendi,kombit dhe flamurit. Për këtë gëzoni mirënjohjen dhe respektin të paktën timin personal.
Do të të isha shumë mirënjohës që në bazë të këtij betimi të të vërtetës dhe sikur ajo t’ju rrezikoj gjithçka deri dhe jetën tuaj sipas kodit të ushtarakut të thoni të vërtetën tuaj..dhe jo atë tregonte propaganda e çartur ku del një herë katër gisht të prerë, një herë dy gishta të prerë, një foto me një gisht të fashuar dhe një me flokë gështenjë me dy duar të fashuara...
Si ushtarake në detyrë e keni gjithë të drejtën dhe detyrën të thoni të vërtetën dhe vetëm të vërtetën dhe të mos lejoni që nderi juaj si ushtarake në detyrë të bëhet lojë që trazon një vend të tërë që ju jeni betuar ta mbroni.
Me shumë respekt për ju.
Do ishe heroina ime nqs do e bëje këtë gjë. Të tregoje të VËRTETEN para shqiptarëve!