Flash News

KRYESORE

Aktori shumë i dashur për shqiptarët, i ftuari special i emisionit në Kosovë

Dihet tashmë se shqiptarët janë shumë të apasionuar pas aktorëve turq dhe një ndër të preferuarit e tyre është dhe Erkan Petekkay, i cili ka luajtur rolin kryesor si 'Xhihan' në serialin "Fate të Kryqëzuara".

Ai do të jetë pjesë e një emisioni në Kosovë dhe lajmin e ardhjes së aktorit e ka bërë të ditur “Prive”, ku ka zbuluar gjithashtu se Erkan do të jetë i ftuar special në emisionin e njohur “Qejfi më i madh se Stambolli”.

Emisioni do të nisë transmetimin e tij këtë të premte dhe mësohet se Erkan do të qëndrojë tek një nga hotelet e kryeqytetit.

Aktori është bërë i njohur për publikun shqiptar nëpërmjet shumë rolevë të suksesshëm,  por roli i ‘Xhihanit’ në serialin “Fate të kryqëzuara” ishte ai që i dha famën më të madhe.

 

Të fundit