Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Aktori shumë i dashur për shqiptarët, i ftuari special i emisionit në Kosovë
Dihet tashmë se shqiptarët janë shumë të apasionuar pas aktorëve turq dhe një ndër të preferuarit e tyre është dhe Erkan Petekkay, i cili ka luajtur rolin kryesor si 'Xhihan' në serialin "Fate të Kryqëzuara".
Ai do të jetë pjesë e një emisioni në Kosovë dhe lajmin e ardhjes së aktorit e ka bërë të ditur “Prive”, ku ka zbuluar gjithashtu se Erkan do të jetë i ftuar special në emisionin e njohur “Qejfi më i madh se Stambolli”.
Emisioni do të nisë transmetimin e tij këtë të premte dhe mësohet se Erkan do të qëndrojë tek një nga hotelet e kryeqytetit.
Aktori është bërë i njohur për publikun shqiptar nëpërmjet shumë rolevë të suksesshëm, por roli i ‘Xhihanit’ në serialin “Fate të kryqëzuara” ishte ai që i dha famën më të madhe.