Flash News

KRYESORE

Aktori turk i njohur si Ertugrul bëhet baba, bashkëshortja sjell në jetë vajzën në SHBA

Aktori turk Engin Altan Duzyatan, i njohur në mbarë botën si ‘Ertugrul’, përfshirë dhe Shqipërinë, është bërë baba për herë të dytë.

Në mediat turke shkruhet se bashkëshortja e tij Neslishah Alkoçlar ka sjellë në jetë një vajzë. Po ashtu bëhet me dije se çifti ndodhet aktualisht në Amerikë, ku Neslishah lindi vogëlushen, do të rikthehen muajin tjetër. Po ashtu mësohet se vajzës i kanë vënë emrin Alara.

Kujtojmë që Engin dhe Neslishah kanë dhe një djalë 2 vjeç me emrin Emir.

 

Të fundit