Aktorit më të bukur në Turqi i shajnë gruan, kjo është përgjigja e tij

Është një ndër aktorët më të bukur në Turqi dhe shpesh herë e kanë krahhasuar dhe me Brad Pitt. Bëhet fjalë për Kivanc Tatlitung, aktori i cili ka pohuar se ka origjinë shqiptare. Para disa kohësh aktori është martuar me Basak Tatlitung, duke thyer kështu ëndrrat e shumë vajzave nëpër botë.

Por një përdorues në Instagram e ka komentuar në foton e çiftit Tatlitung, duke u shprehur se gruaja e tij nuk është e bukur. Por Kivanc është treguar një xhentelman i vërtetë duke i kthyer përgjigjen e duhur komentuesit.

“Mos u bë i pacipë! E para, nuk quhet “kjo”, e ka emrin Başak Tatlitug. Merreni vesh këtë! Unë nuk e bazoj martesën time në komentet e të tjerëve. Njeri i pakënaqur, ik shko nxirre diku tjetër helmin e zemrës tënde të keqe. Ti dhe shokët e tu që ju pëlqen të kritikoni, pse jeni kaq shpirtligj?”, -shkroi ai