Aktorit të humorit nuk i ka dalë akoma inati me Italinë: Ju bëfshim nënat, si nuk na dhatë pikë

Më shumë sesa për renditjen e Shqipërisë në Eurovizion, shqiptarët janë të mërzitur me jurinë italiane e cila prej disa vitesh zhgënjen me pikët kundrejt Shqipërisë.

Të shumta kanë qenë reagimet të shtunën në mbrëmje, por sa duket aktorit të humorit, Visjan Ukcenaj, nuk i ka dalë ende inati me Italinë.

“Akoma nuk më del inati me ato pikët e Italisë në Eurovision! Këta makaronat, këta spagetit. Po si ore s’na jepni pikë, po jemi komshinj mo, ju kemi vjedh mo, ju kemi hy nëpër shpia, iu kemi pastru nënat, o ju, ju bëfshim nënat. Po s’bëhet kështu mor shok, po jemi fqinj. Ju ndërtoni biznese tek ne, keni hap 700 mijë call center-a italianë këtu,”- ka thënë Visjani në disa video që ka postuar në profilin e tij në Instastory.