Flash News

KRYESORE

Aktorja bukuroshe replikë me Veliajn: Po na ndan prindërit në pleqëri

Aktorja bukuroshe replikë me Veliajn: Po na ndan prindërit në

Në një postim në instagram,  në kuadër të gjobëvënieve për parkim të gabuar të makinave, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj  i është drejtuar  aktores së famshme Niada Saliasi duke u shprehur “Me të bardha, me të bardha veshur-o, zbukurar si yll i mëngjesit-o… Plako, është këngë për nuset, jo për makinën tate rras e plas kudo”

Por duket sikur aktorja e ka përjetuar keq, pasi në postimin që ja ka dedikuar kryetarit të bashkisë është shprehur me ironi duke i thënë “të flas se të dua”

Statusi i plotë

“Më duket vetja si nusja dhe shtetrrethimi. Kjo është bërë problem për gjithë Tiranën, mesa shoh ka të bëjë me parkimin rezident. Nuk kanë çfarë bëjnë qytetarët kur projektligji lejon vetëm njërin nga familjarët të parkojë makinën në zonen e tij. PS: Po ndahet mami me babin në pleqëri vetëm për një vend parkimi. Nuk është faji qytetarit që janë dhëne leje ndërtimi pafund pa kushtet minimale, pa respektimin e distancave midis zonave, pa hapësira të gjelbërta, parkim etj. Nuk ka rëndësi për mua si qytetar, se kush e bëri Tiranën siç është, sepse une si individ kam kontribuar në çdo taksë që bashkia ka kërkuar dhe kërkon, e kërkoj që minimalisht, të më kthehet ky kontribut. Më falni por gjërat duhen thënë që të kemi mundësi t’i ndryshojmë. Si thonë të vjetrit: Të flas se të dua,”është shprehur ajo.

 

 

Të fundit