Flash News

KRYESORE

Aktorja e famshme në pritje të ëmbël: Krishtlindja e fundit që festohet më 4 persona

Aktorja e famshme Jessica Alba ka postuar një foto kartolinë në Instagramin e saj ku është shprehur e lumtur dhe e bekuar me familjen e saj.

Në foto paraqitet familja e aktores të cilët i janë përshtatur ambienti festiv. Me bashkëshortin në krahë dhe me dy vajzat e saj, Alba deklaron se këto janë Krishtlindjete fundit që festohen me 4 anëtarë pasi shumë shpejt ajo do të sjellë në jetë një djalë.

“Krishtlindjet e fundit si një familje me katër vetë. Ndihem kaq e bekuar. Mezi pres të takoj fëmijën tonë të vogël. Mirënjohëse për familjen tonë të bukur që festoi me ne sot, grumbullimi më i vogël që kemi pasur në 14 vite bashkë, por ishte e përkryer…”, shkruan aktorja.

Të fundit