Flash News

KRYESORE

Aktorja e “Game of Thrones” tregon sakrificën që ka bërë për rolin e saj

Aktorja e “Game of Thrones” tregon sakrificën që ka

Aktorja e serialit “Game of Thrones”, Sophie Turner ka rrëfyer një nga sakrificat më të mëdha që ka bërë për karrierën e saj.

“Në sezonet e para, më lejohej të laja flokët, sepse isha një vajzë e re aristokrate. Rreth sezonit të pestë, më kërkuan të mos i laja më flokët dhe ishte e shpifur. Kishim dhe makineritë e dëborës që punonin  dhe copëzat e letrave të dëborës të ngecnin në yndyrën e flokëve. Ishte e shpifur. Tani vendos paruke, kështu që mund t’i laj flokët kur të dua, gjë që është e këndshme. Por po, për disa vjet kam jetuar me flokë të yndyrshëm”, tregon Sophie.

Seriali “Game of Thrones” do të fillojë shumë shpejt me sezonin e tij më të ri. Ata që kanë ndjekur sezonet parardhëse presin me padurim vijimin e serialit.

Të fundit