Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Aktorja e “Game of Thrones” tregon sakrificën që ka bërë për rolin e saj
Aktorja e serialit “Game of Thrones”, Sophie Turner ka rrëfyer një nga sakrificat më të mëdha që ka bërë për karrierën e saj.
“Në sezonet e para, më lejohej të laja flokët, sepse isha një vajzë e re aristokrate. Rreth sezonit të pestë, më kërkuan të mos i laja më flokët dhe ishte e shpifur. Kishim dhe makineritë e dëborës që punonin dhe copëzat e letrave të dëborës të ngecnin në yndyrën e flokëve. Ishte e shpifur. Tani vendos paruke, kështu që mund t’i laj flokët kur të dua, gjë që është e këndshme. Por po, për disa vjet kam jetuar me flokë të yndyrshëm”, tregon Sophie.
Seriali “Game of Thrones” do të fillojë shumë shpejt me sezonin e tij më të ri. Ata që kanë ndjekur sezonet parardhëse presin me padurim vijimin e serialit.