Flash News

KRYESORE

Aktorja e njohur amerikane, ndahet nga jeta në moshën 52-vjeçare

Aktorja e famshme amerikane, Pamela Gidley, është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 52-vjeçare.

Vdekja e aktores u njoftua nga familja e saj, të cilët bën me dija se vdekja ishte për shkaqe natyrale.

Gidley u bë e njohur për rolet në shfaqje të tilla si, Crime Scene Investigation, The Closer dhe MacGyver.

Ajo u quajt gruaja më e bukur në botë pasi luajti rolin e Teresa Banks në filmin 'Twin Peaks, Fire Walk with Me' në vitin 1992.

Familja e aktores lajmëroi se ceremonia mortore do të jetë private.

Të fundit