Flash News

KRYESORE

Aktorja e njohur e Hollywood bëhet nënë për herë të parë në moshën 42-vjeçare

Bëhet nënë për herë të parë në moshën 42-vjeçare aktorja e njohur e Hollywood, Diane Kruger.

Aktorja ka sjellë në jetë një vajzë, pas lidhjes 3-vjeçare me yllin e serialit të njohur, “Walking Dead”, Norman Reedus.

Bukuroshja e kishte fshehur shtatzëninë e saj që në muajt e parë, ndërsa e bëri publike vetëm gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.

Ky është fëmijë i saj i parë, ndërsa Reedus ka një djalë 19 vjeçar nga lidhja me manekinen Helena Christensen.

Të fundit