Flash News

KRYESORE

Aktorja e njohur në gjendje kritike për jetën, humbet prindërit në aksident

Jessica Falkholt, aktorja e njohur britanike ka pësuar një aksident të rëndë me makinë së bashku me familjen e saj. Makina me të cilën udhëtonte familja, u përplas me një automjet tjetër që u preu rrugën dhe për pasojë mbetën të vdekur tre persona, dy prej të cilëve ishin prindërit e aktores 28-vjeçare.

 Jessica dhe motra e saj 21-vjeçare Annabelle janë dërguar me urgjencë me helikopter në spital, New South Wales, të martën, por nga raportimet e para vijojnë të luftojnë me jetën. Fatkeqësisht prindërit e aktores Lars Falkholt, 69 vjeç, dhe Vivian, 60 vjeç, nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të marra.

Aktualisht Jessica është në spitalin ‘St George Hospital’, ndërsa motra e saj në spitalin e Liverpool-it.  Inspektori i policisë Phil Brooks, u shpreh:  "Fatkeqësisht, anëtarët e familjes po udhëtojnë sa në St George dhe në spitalin e Liverpool-it për t’u ardhur në ndihmë motrave që vazhdojnë të jenë në gjendje kritike për jetën.’

Jessica Falkholt u bë e famshme në serialin  me 16 episode, ‘Home and Away’, në rolin e Hope Morrison. Ajo ka marrë pjesë edhe në filmin Harmony, i cili u realizua disa muaj pasi mbaroi seriali.

 

Të fundit