Flash News

KRYESORE

Aktorja e njohur rrëfen mes dhimbjes: Humba virgjërinë nga një përdhunim

Çdo ditë e m shumë shtohen rastet kur vajzat dhe gratë pranojnë që kanë pasur histori abuzimi seksual në jetën e tyre. Një fenomen që ngelet ende shqetësues edhe në ditët e sotme. Kryesisht pranimi publik po bëhet nga yjet e kinematografisë e muzikës në botë.

Më mjë intervistë për Oprah Winfrey, aktorja Amy Schumer tregoi se si e kujton humbjen e virgjërisë dhe ajo ka vetëm një fjalë për atë eksperiencë: Përdhunim.

“Nuk e kishte miratimin tim, e humba virgjërinë, ndërsa isha duke fjetur dhe kjo nuk është në rregull”, tha Schumer për Winfrey.

Aktorja ka treguar se historia e saj nuk është nga ato që dikush del në qoshe, të kap e të përdhunon.

“Ende dëshiroja të isha me të. Vazhduam lidhjen dhe nisëm të bënim seks rregullisht disa muaj më vonë. Herën e dytë që e bëmë, u përpoqa të pretendoja se ishte hera e parë. Shkova në dhomën e nënës sime dhe i thashë se e kisha humbur virgjërinë. Por ishte një gënjeshtër dhe tani do të gënjeja edhe nëse do të thosha se nuk ndihesha sikur gjithë përvoja ime ishte e shkatërruar”, kujton Schumer.

Të fundit