Flash News

KRYESORE

Aktorja e Portokallisë: Kur u martova, nuk dolëm nga dhoma për 3-4 ditë

Aktorja e Portokallisë: Kur u martova, nuk dolëm nga dhoma për

Aktorja e njohur e "Portokallisë", Arjola Demiri, ka rrëfyer disa momente të rëndësishme të jetës së saj në emisionin “E Diell” në Top Channel. Ajo ka komentuar ditët e para kur ka nisur shkollën në Tiranë, kur nuk iu besonte syve teksa shihte shumë të rinj duke u puthur në buzë te qyteti Studenti.

Ajo ka lindur dhe është rritur në Tropojë, kështu që rrugëtimi i jetës nuk ka qenë i zakontë. E ngacmuar për ditët e para të martesës së saj, ajo ka theksuar se - pavarësisht se tani është e divorcuar prej 7 vitesh - e ka dashur fort burrin.

“Kur u martova, për tri apo katër ditë nuk kam dalë nga dhoma. Gazetarët më pyesin tërë kohës për divorcin dhe nuk them dot se kam burrë, kur nuk kam", ka deklaruar bukuroshja e teatrit.

“Ka momente që qaj, por në vitin 2020 kam vendosur që të mos derdh më asnjë kokërr loti për meshkujt", ka shtuar Arjola me një vetëbesim që u jep kurajo edhe femrave të tjera shqiptare.

Të fundit