Flash News

KRYESORE

Aktorja e serialit "Çukur" në Tiranë

Kush e ka parë serialin turk që po thyen rekorde shikueshmërie në Turqi por që është shitur po ashtu në shumë vende të tjera të botës, përfshi dhe Shqipërinë, e njohin të gjithë "Nënën Sulltane", e cila ka emrin e vërtetë Perihan Savaş.

Aktorja po realizon një vizitë në Shqipëri, konkretisht në Tiranë, për javën e filmit turk, organizuar nga Instituti Junus Emre.

Ky serial në Shqipëri transmetohet në Klan Plus ndërsa në Turqi xhirimet vazhdojnë ende dhe seriali transmetohet çdo të hënë në sezonin e tij të dytë. Zëra ende të pakonfirmuar thonë se do ketë një sezon të tretë të këtij seriali.

Të fundit