Flash News

KRYESORE

Aktorja Hilary Duff bëhet nënë, sjell në jetë një vajzë

Aktorja Hilary Duff dhe Matthew Koma janë bërë prindër të një vajze. Lajmin e bëri të ditur vetë ish ylli i 'Lizzie McGuire' me anë të një postimi në Instagram.

31-vjeçarja ka pagëzuar të porsalindurën me emrin Banks Violet Blair . Ajo publikoi një foto me bashkëshortin duke mbajtur vogëlushen në krahë.

"Banks Violet Blair ka 'rrëmbyer' plotësisht zemrat tona. Ajo iu bashkua botës sonë në shtëpi të enjten pasdite dhe është një magji absolute,"-shkruan aktorja.

Kujtojmë që Hilary ka edhe një djalë 6 vjeç, Luca, me ish-bashkëshortin Mike C.

 

Të fundit