Flash News

KRYESORE

Aktorja jep lajmin e shtatzënisë, fansat i kundërvihen sërish

Aktorja e njohur turke Hazar Erguçlu është në një lidhje me regjisorin Onur Ünlü. Hazar 26-vjeçe dhe Onur 45-vjeç janë vënë në qendër të kritikave për shkak të diferencës. Por sa duket Hazar nuk shqetësohet shumë për këtë lajm, e cila së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.

“Unë e di shumë mirë çfarë po bëj. Prindërit e mi e dinë, të afërmit, miqtë, të gjithë ju e dini. Jam shumë e qetë dhe e lumtur me zgjedhjet e mia. Po ju, e dini se çfarë po bëni me jetën tuaj?” ka shkruar aktorja në një postim në Instagram, të cilit ia ka bllokuar komentet.

Çifti janë në pritje të një fëmije, por që në fillimet e lidhjes së tyre janë përballur me reagime jo të mira nga publiku dhe fansat vazhdojnë të jenë kundër kësaj lidhjeje.

Të fundit