Flash News

KRYESORE

Aktorja Selma Hayek: Trump më ngacmonte

Aktorja Selma Hayek: Trump më ngacmonte

Edhe pse kishte të dashur presidenti Donald Trump e ka ngacmuar dikur aktoren Selma Hayak.

“Po më kërkon të dalim bashkë? Ti e di që kam të dashur”. Aktorja Salma Hayek ka rrëfyer në media sesi Donald Trump ka tentuar dikur ta joshë, pasi ishte afruar më parë me partnerin e saj.

Rrëfimin e saj, aktorja 50-vjeçare e bëri gjatë emisionit “The Daily Shoë” me Trevor Noah, ku tha më shaka se fatmirësisht, miliarderi që drejton sot Shtetet e Bashkuara, nuk ishte përpjekur ta prekte me forcë, siç pretendojnë gra të tjera që ka bërë me to. 

“Ishte shumë i hijshëm në fillim, shumë i këndshëm. Më përshëndeti e u prezantua. Paskësaj, ai nuk tregoi ndonjë interes të madh ndaj meje, por nisi te bisedimet me njeriun që kisha në krah, duke u përpjekur të miqësohej me të. E ftoi për darkë. Ne shkuam dhe gjatë gjithë kohës, ai fliste me të dashurin tim. Pastaj na ftoi në hotelin e tij në “Atlantic City” dhe pasi shkëmbyem numrat, nuk foli më kurrë me ish-in tim, por më mori mua në telefon e më kërkoi të dilnim bashkë. Unë i thashë: çfarë po thua, po i dashuri im? Ti e di fare mirë që e kam një të tillë. Përgjigja ishte: Ai njeri nuk është i mirë sa duket për ty. Nuk është i rëndësishëm. Ti duhet të dalësh patjetër me mua. Më mbyti me telefonata”, kujton Hayek. 

Të fundit